Lajmet e fundit

Janë disa fjali që janë krejtësisht të thjeshta por që duhet të ja u themi prindërve tanë shumë më shpesh.
Disa prej nesh, këtë e shohin si një “sfidë”…disa nga mungesa e kohës, disa thjesht mendojnë se disa gjëra nuk ka nevojë të thuhen ose disa të tjerë e kanë të vështirë t’i shprehin ndjenjat e tyre, qoftë edhe karshi prindërve të tyre.
Kjo ndodh deri në një moment kur ne bëhemi prindër vetë dhe atëherë i kuptojmë të gjitha sakrificat që prindërit tanë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për ne, transmeton Klan Kosova.
Mos e pritni “momentin e duhur”…thjesht lërini prindërit tuaj të kuptojnë se ju i doni ata dhe vlerësoni përkushtimin e tyre ndaj jush me këto fjali që gjeni më poshtë.
Mendoj për ju çdo ditë të jetës sime
Jam krenar/e që jam fëmiu i juaj
Vlerësoj çdo gjë që ju keni bërë për mua
Më mungoni
Më bëni një njeri më të mirë, jeni motivim për mua
Nuk ka asnjë fjali që shpreh dashurinë time ndaj jush
Çdo gjë që ju keni sakrifikuar për mua është gjithmonë në mendjen dhe zemrën time
Frika ime më e madhe është që një ditë mund të ju humbasë
Më vjen keq
Ju jeni gjithmonë miqtë e mi më të mirë
Ju jeni heronjtë e mi
Fëmijët e mi do të jenë gjithmonë pjesë e pandashme e jetës suaj
Ju jeni dhe do të jeni gjithmonë në zemrën time