Ish-presidenti Hashim Thaçi, kërkoi drejtësi, në fjalimin përmbyllës të së mërkurës në procesin gjyqësor në Hagë.
Kurse, ish-kryekuvendari Kadri Veseli, tha të jetë i sigurt për pafajësinë e tij në këtë proces. Se gjykata nuk ka fakte për akuzat ndaj tyre e tha edhe Rexhep Selimi.
Ndërkaq, Jakup Krasniqi, i tregoi vitet që ia mori lufta për liri e drejtësi.
Deklarimet që mbajtën katërshja e UÇK-së që për herë të fundit në këtë proces, po cilësohen si fjalime stoike nga profesorët e fushës përballë një konstruksioni të padrejtë prej më shumë se pesë vitesh.
Detajet mund t’ i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=mBPJPovv1vI
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.