Lajmet e fundit

Një psikiatër në Londër, u ka dhënë një këshillë një çifti të cilët kishin fëmijën e tyre të sëmurë, duke shpjeguar një eksperiment të bërë më herët.
Çdo natë nënat bënin një ritual të thjeshtë për fëmijët e tyre të sëmurë. Kur fëmijët e tyre flinin, ato prisnin kur ata hynin në gjumë të thellë dhe pëshpërisnin këto fjalë:
“ Të dua. Jam krenare me ty. Jam e lumtur që je fëmija im. Je fëmija më i mirë për mua.”
Rezultatet ishin interesante.
Fëmijët me të njëjtën diagnozë, mirëpo që nuk dëgjuan pëshpëritjet e nënave të tyre, kishin një kohë rikuperuese më të gjatë se sa fëmijët që dëgjuan zërin e ëmbël të nënës.
Çka realisht ofron kjo pëshpëritje?
Fillimisht ndjenjën e intimitetit pastaj kohë të veçantë me fëmijën tuaj, që mes punëve të përditshme mund edhe të harroni.
Komunikimi ndonjëherë edhe mund të pengohet nga lazdrimet e fëmijëve. Mirëpo natën, ju keni gjithë vëmendjen e tyre dhe mund të komunikoni gjëra të rëndësishme.
Dhe me e rëndësishmja, fëmijët ndjejnë dashurinë tuaj. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dëgjojnë se sa shumë i doni dhe njëkohësisht të ndihen të veçantë, vetëm pse janë fëmijët tuaj.