Shkrimtarët kanë shkruar shumë mbi burgun dhe burgosjen - shpesh bazuat në eksperiencat personale. Dhe për ata që kanë kaluar net të tëra në dyshemenë e ftohtë për çështje politike, racore... prangat peshojnë shumë më tepër.
Henrik Ibsen, 1858
“Mbyll një shqiponjë në kafaz dhe ajo do të fillojë të qëllojë portën, qoftë prej hekuri a prej ari".
Margaret Atwood, 1996
“Nëse sillem mirë mbase më lënë të shkoj. Por nuk është kaq e thjeshtë të sillesh mirë dhe të jesh e qetë; të duket sikur je në buzë të greminës, gati për të rënë; nuk lëviz asnjë grimë dhe prapë po mundohesh me gjithë fuqinë që ke të mos biesh".
Oscar Wilde, 1891
“Personaliteti është një gjë misterioze. Një njeri mund të ndjekë ligjin dhe të jetë pa vlerë; mund të thyejë ligjin dhe mos ta gjejë gjë. Ai mund të jetë i keq pa bërë kurrë ndonjë gjë të keqe".
Viktor E. Frankl, 1946
“Nuk do ta harroj kurrë natën kur një bashkëvuajtës i imi u drodh kaq shumë në gjumë, me siguri po shihte ndonjë makth. Zgjata dorën që ta zgjoja, por në moment u tërhoqa, i frikësuar nga ajo që po bëja. Në atë moment kuptova se mosëndërrimi, nuk ka rëndësi sesa e tmerrshme është ajo që dikush ëndërron, është më keq sesa realiteti i burgut në të cilën ndodheshim dhe ku po mendoja ta ktheja duke e zgjuar".
Visar Zhiti
"Se dheu i burgut ka përfshirë gjithë trupin e jetës, që nga vijat e fatit deri te idealet dhe, ashtu si me minjtë e sëmurë apo me urdhrat e shtetit, përhapet nëpërkudo mjerimi i tij memec...."
Petro Marko
"Tani që na lidhte një zinxhir, tani që rrugën e kishim të përbashkët, do të njiheshim më shumë. Nata që kaluam sikur na afroi. Morëm frymë nga njëri-tjetri; u përgatitëm të vdisnim bashkë. Tani duhej të jetonim bashkë"./botimeshqip/
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.