Xabi Alonso është trajneri i ri i klubit më të madh në botë, Real Madrid.
Ai po kthehet te klubi tek i cili kishte shkëlqyer edhe si lojtar në vitet 2009-2014.
Pas suksesit me Bayer Leverkusenin, ai ka fituar besimin e Mbretërve për ta zënë vendin e Carlo Ancelottit.
Bashkë me italianin, kroatin Luka Modriq, dhe Dani Carvajalin ata më 2014 e kishin fituar të famshmen "La Decima", apo titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve.
Tani kanë plasur shakatë në internet se si "do të reagojë" 43-vjeçari kur ta shohë 39-vjeçarin Modriq ende në pankinën e Realit si lojtar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.