E shtuna ka dal të jetë ditë tejet e rëndësishme për pilotin me prejardhje braziliane Enzo Fittipaldi.
Ky i fundit të shtunën e arriti fitoren e tij të parë në kategorinë Formula 2 me ekipin Carlin Motorsport përcjell klankosova.tv.
Por triumfi ishte mjaftë i mundimshëm për të pasi e arriti atë krejt në fund.
Në fakt dy xhiro pa përfunduar gara sprint në Belgjikë, Fittipaldi e tejkaloi deri në ato momente liderin Richard Verschoore.
Teksa piloti holandez u deshtë kënaqej me vendin e dytë në shtegun Spa Francorchamps.
I pafat ishte këtu Jehan Daruvala që nis nga pozita e parë por pas tri xhirove u desh të ndalej shkaku i problemeve mekanike.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.