Lajmet e fundit

I grumbulloi të gjithë futbollistët afër vetës.
E aty, selektori i kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, ua shpalosi lojtarëve planin e stërvitjes së fundit para ndeshjes së dytë kualifikuese për “Euro 2024”, që e zhvillojnë kundër Andorrës.
“Dardanët” dukeshin të lumtur në stërvitje dhe shumë të gatshëm për këtë ballafaqim.
Megjithatë, ngjarjet e fundit në FFK paskan ndikuar keq tek futbollistët e Kosovës.
Kosova është favorite ndaj Andorrës, së paku në letër, por selektorin Alin Giresse nuk e kënaq ky fakt.
Ndeshja Kosovë – Andorrë, zhvillohet të martën nga ora 20:45 dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova.
Bile, do të ketë edhe emision special para dhe pas ndeshjes kushtuar kombëtares “Dardane”.