Piloti Taylor Barnard ka arritur që të dal fitues i garës Feature që u zhvillua të dielën në shtegun e Belgjikës.
Me këtë rast ai e regjistroi fitoren e tij të parë në kategorinë Formula 3 fal strategjisë më të mirë përcjell klankosova.tv.
Njëherësh Barnard i siguroi edhe fitoren e parë pas vitit 2019 ekipit Jenzer Motorsport.
Ndonëse e ndoqi deri në fund Christian Mansell nuk arriti ta tejkaloj britaniku dhe zuri vendin e dytë.
Për të ky është podiumi i dytë këtë sezon në F3.
Por ekipi Jenzer Motorsport pati arsye për festë më të madhe pasi piloti i tyre i dytë Nikita Bedrin zuri vendin e tretë në Belgjikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.