Lajmet e fundit

Se fitorja e kombëtares shqiptare të futbollit kundër Armenisë me rezultat 3-0 i ka gëzuar shumë shqiptarët, po e dëshmon edhe kjo video ku një shqiptar i cili jeton në Gjermani, e stampon përgjithmonë rezultatin si tatuazh në trupin e tij, njofton Klan Kosova.
Dini Murturi përkrah shqiponjës dykrenare, e ka shkruar edhe rezultatin 3-0, rezultat ky historik për mbarë kombin shqiptar.