Lajmet e fundit

Arie Van Lysebeth, presidenti i jurisë së garës në violinë “Queen Elisabeth”, ka përjetuar një moment të turpshëm para publikut, kur para tyre e tha gabim emrin e fituesit.
Gara, në të cilën Juri janë profesionistë ndërkombëtarë me ndikim në muzikën klasike (duke përfshirë Daniel Hope, i cili njihet si muzikanti klasik qe vesh xhaketë lëkure), është fituar nga violinistja e Koresë së Jugut, Lim Ji Young, shkruan classicfm.com, transmeton Klan Kosova.
Sidoqoftë, Lysebeth e shqiptoi gabim emrin e fitueses, që faktikisht ishte mjaft i ngjashëm më emrin e një tjetër konkurrenteje finaliste, Lee Ji Yoon, e cila pasi e dëgjoi thirrjen e kryetares së jurisë, u ngjit në skenë për të marrë titullin.
Lee Ji Yoon, nuk kishte fituar mirëpo mendoi se ishte ajo që e mori çmimin e parë.
Ndërsa, një anëtare tjetër e jurisë, me prejardhje aziatike e kuptoi gabimin që e bëri Lysebeth dhe e sqaroi situatën.
Në fund, emri i fitueses Lim Ji Young, u shqiptua drejtë dhe iu dha rasti ta pranojë çmimin që i takonte./Klan Kosova.