Lajmet e fundit

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Nigerisë me rezultat 2:0 në ndeshjen e dytë të grupit C në Kampionat Botëror.
Një autogol i Oghenekaro Etebo-s në minutën e 32-të, dhe një gol nga kapiteni Luka Modriq nga penaltia në minutën e 71-të, sollën tri pikë për kroatët.
Në përballjen e ardhshme, Kroacia ka punë me Argjentinën e Lionel Messi-it, që sot barazoi me Islandën, kundërshtarin e ardhshëm të Nigerisë.