Lajmet e fundit
Los Blancos kanë arritur të fitojnë përballjen e parë çerefinale ndaj bavarezëve, në Allianz Arena

Real Madrid e ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 1:2, në të parën përballje çerekfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti nga kryeqyteti spanjoll u gjen në disavantazh në pjesën e parë të takimit kur pas një goditje nga këndi shënoi Arturo Vidal.
Goli i barazimit erdhi tek në minutën e 47-të të takimit, kur pas një harkimi të Dani Carvajal, Cristiano Ronaldo u gjen më së miri në zonë dhe tundi rrjetën e bavarezëve.
Ronaldo doli në skenë sërish në të 77-ën minutë për të kaluar Los Blancos në epërsi në këtë përballje.
Deri në fund të takimit gjiganti spanjoll pati edhe plot mundësi të tjera shënimi, por nuk arriti ta konkretizojë asnjërën.
Vlen të përmendet se tridhjetë minutat e fundit të takimit gjermanët i luajtën me një futbollist më pak, pasi Javi Martinez u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.