Prishtina ka shënuar fitore të re në Superligën A të Kosovës në hendboll.
Të dielën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 38:29.
Pas pjesës së parë epërsia e prishtinasve ishte tri gola, 19:16.
Agon Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Nga 7 i realizuan tre lojtarë. Florian Rexha realizoi më së shumti për Vëllaznimin, tetë gola. Ndeshja i takoi javës së 21-të.
Prishtina është e dyta me 35 pikë. Vëllaznimi renditet i gjashti me 17 pikë.
Në Superligën e hendbollisteve të dielën u luajt ndeshja e fundit e javës së 17-të.
Kastrioti fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 38:27. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.