Ferizajt ka shënua një fitore të madhe në xhiron e 19-të ndaj Feronikelit'74.
Vendasit fituan me rezultatin 2:1.
Ferizajasit, avancuan të parët me golin e Edon Sadriut, ndërsa epërsinë e mikpritësve e dyfishoi Betim Haxhimusa, për të shkuar në pushim me një kapital prej dy golash.
Krejt atë se çka arritën të bëjnë mysafirët nga Drenasi ishte që ta ngushtonte rezultatin me anë të Arlind Malokun në pjesën e dytë.
Ferizaj në fund e shënuan edhe një gol përmes Abdeen Temitope Abdul, por që iu anulua shkaku i “offside”.
Falë kësaj fitoreje, Ferizaj u ngrit në pozitën e shtatë në tabelë duke e lënë përfundi Dukagjinin.
Nga ana tjetër, për “Niklin” kjo ishte goditja e radhës, duke e dërguar këtë ekip drejt “fundosjes” definitive.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.