Lajmet e fundit

Kombëtarja shqiptare e futbollit përmbushi objektivin e saj me një fitore të pastër 0-2 në fushën e Lihtenshtejnit, që bën kuqezinjtë të jenë me pikët maksimale pas dy ndeshjesh, në Eliminatoret e Botërorit 2018.
Në ndeshjen e zhvilluar në “The Rheinpark Stadion”, goli i vetëm i 90 minutëshit erdhi nga mesfushori Jahmir Hyka.
Mesfushori shtatshkurtër ishte i aftë për të finalizuar me kokë në rrjetën e vendasve një krosim në zonë që pavarësisht grushtimit të portierit i dha supremacinë kuqezinjve.
Një skemë e bukur nga një goditje këndi shërbeu më pas për të siguruar suksesin kur krosimi i Elseid Hysaj gjeti përgjigjen e duhur me kokë nga shkodrani tjetër Bekim Balaj, shkruan Top Channel.
Me këtë sukses, Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve në grupin G, në vendin e parë e duke lënë pas Spanjën e Italinë me 6 pikë.
Shqipëria lojën e radhës do ta zhvillojë ndaj Spanjës pas 3 ditësh në “Loro Boriç” të Shkodrës.