Lajmet e fundit

Juventus ka shënuar fitore si mysafir i Beneventos në xhiron e 31-të të Serie A.
Hat-tricku i Paulo Dybala-s (16’,45+3, 74’) dhe goli i Douglas Costa-s në minutën e 32-të, vulosën fitoren e liderëve të Serie A.
Ndërkaq te Benevento dy herë shënoi Cheick Diabate (24’, 51’).
Me këtë fitore, Juventus ngritet në kuotën e 81 pikëve, shtatë më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.