Lajmet e fundit

Roma ka shënuar një tjetër fitore në Serie A, pasi kësaj radhe mposhti Torinon në shtëpi, 3:0.
Së pari shënoi Kostas Manolas në minutën e 56-të, pas asistimit nga Alessandro Florenzi.
Më pas, Daniele De Rossi dyfishoi epërsinë në minutën e 73-të, pas asistimit nga Radja Nainggolan.
Fitoren e vulosi Lorenzo Pellegrini në minutën e tretë të lojës shtesë, pas asistimit të dytë nga Nainggolan.
Ky ngadhënjim gjen Romën në pozitën e tretë me 56 pikë, 13 më pak se Napoli në pozitën e parë.