Lajmet e fundit
Djelmoshat e Fernando Santos ia arritën që ta fitojnë bindshëm edhe përballjen me Zelandën e Re, duke pozicionuar veten në krye të grupit

Kampionia e Europës, Portugalia ka mposhtur 4:0 Zelandën e Re, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve, në Kupën e Konfederatave.
Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva, Andre Silva dhe Luis Nani, shënuan në fitoren e skuadrës që drejtohet nga Fernando Santos.
Kështu Portugalia pozicionet në vendin e parë me shtatë pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë që mbahet nga Meksika, që mposhti 2:1 Rusinë nikoqire.