Lajmet e fundit

Atletico Madrid ka shënuar fitore ndaj Feynoordit me rezultat 3:2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mario Hermoso shënoi autogol në minutën e shtatë, mirëpo nuk vonoi shumë dhe pas pesë minutash barazoi Alvaro Morata.
D Hancko riktheu epërsinë e Feynoordit në minutën e 34-të, mirëpo Antoine Griezmann barazoi 2:2.
Morata e realizoi edhe golin e fitores në minutën e 47-të.
Me këtë triumf Atleticoja zë vendin e parë në grupin E me katër pikë, ndërkaq Feynoordi të dytin me tri pikë.