Lajmet e fundit

RB Leipzig ka shënuar fitore ndaj Hannover në javën e 12-të të Bundesligës.
Ndonëse Hannover kishte avantazhin pas golit të Jonathas në minutën e 56-të, Leipzig u rikthye me golat e Poulsen në të 70-tën dhe Werner në të 85-tën.
Me këtë fitore, Leipzig mban pozitën e dytë me 22 pikë, një më pak se Bayern Munchen.
Sidoqoftë, bavarezët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.