Lajmet e fundit

Ishte minuta e 19-të kur Shkodran Mustafi bëri një shkëputje fantastike brenda zonës së rreptësisë dhe tundi rrjetën e kombëtares së Ukrainës.
Reprezentuesi i Gjermanisë që është me origjinë shqiptare është i pari nga shumë shqiptarët që luajnë në këtë kampionat që shënon gol.
Në fundin e ndeshjes për t’i dhënë fund gjithçka shënoi Bastian Schweinsteiger në minutën e 92-të, me një asistim të Mesut Ozil.
Gjermania arkëton tre pikë me golin e shqiptarit dhe momentalisht kryeson grupin C.