Lajmet e fundit

Lideri i Premier Ligës, Chelsea ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Manchester Cityt duke mbajtur dallimin prej shtatë pikësh ndaj Tottenham, të cilët e përmbysën rezultatin 0:1 brenda 6 minutave të fundit të ndeshjes, duke ngadhënjyer 2:1.
Arsenal, në anën tjetër, me triumfin prej 3:0 ndaj West Hamit, i mban gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, njofton Klan Kosova.
Ishte Liverpool skuadra e katërshes që sonte dështoi të fitonte pasi që luajti baras në shtëpi, 2:2 me Bournemouth.
| 1. | Chelsea | 30 | 23 | 3 | 4 | 62:24 | 72 | |
| 2. | Tottenham | 30 | 19 | 8 | 3 | 60:22 | 65 | |
| 3. | Liverpool | 31 | 17 | 9 | 5 | 66:39 | 60 | |
| 4. | Manchester City | 30 | 17 | 7 | 6 | 57:34 | 58 | |
| 5. | Arsenal | 29 | 16 | 6 | 7 | 61:36 | 54 | |
| 6. | Manchester United | 29 | 14 | 12 | 3 | 43:24 | 54 |