Lajmet e fundit
Cristiano Ronaldo vit pas viti është lojtari me më shumë minuta dhe me performancën më të mirë tek Real Madrid. Prandaj, Rafa Benitez ka vënë theksin tek rritja dhe zgjatja e kësaj performance si çelës në suksesin e skuadrës.

Një nga objektivat e stafit të ri të Real Madrid është që ta mbajnë Cristiano Ronaldon në formën më të mirë fizike, për të nxjerrë maksimumin nga ai.
Sezon pas sezoni, CR7 shton numrin e minutave në fushë, duke luajtur më shumë se secili bashkëlojtar dhe Rafa Benitez mendon të ndërtoj mbi këtë gjë, duke përmirësuar edhe më shumë performancën.
Në Bernabeu ka një ëndërr: ta kenë Cristiano Ronaldon në gjendjen më të mirë fizike gjatë gjithë sezonit, jo vetëm nga shtatori në janar.