Hipertensionin njihet ndryshe edhe si shtypja e lartë e gjakut, e që shumë njerëz anë e mbanë botës janë të prekur nga kjo sëmundje.
Ndonjëherë simptomat nuk mund të vërehen dhe sëmundja është e rëndësishme të kontrollohet rregullisht në mënyrë që të shmangen komplikimet serioze, transmeton Klan Kosova
Se çka e shakton hipertensionin ende nuk dihen, ndonëse ka disa faktorë të cilët mund t’jua rrisin rrezikun për ta zhvilluar atë.
Ushtrimet fizike rekomandohen për të ndihmuar në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, bashkë me eliminimin e disa ushqimeve nga dieta dhe shtimin e disa ushqimeve në pjatën tuaj.
Hulumtimet e fundit tregojnë se fistekët janë mënyrë e shëndetshme për ta zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut, sepse e zvogëlojnë ngushtimin e enëve të gjakut, vlen të ceket se përveç fistikëve, edhe bananet njihen si ushqim i shëndetshëm për hipertension.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.