Lajmet e fundit

Trajneri i Baselit, Urs Fischer ka thënë se skuadra që udhëheq meritoi fitoren në ndeshjen kundër Fiorentinës në Europa League.
Edhe pse ai pranoi se një gjë e tillë nuk ishte aq e lehtë.
“Ishte ndeshje e vështirë, ne morëm gol shumë herët, vetëm pas katër minutave lojë, por reaguam shumë mirë dhe u kthyem shumë fort pas pushimit”.
“Por është një fitore e rëndësishme, e merituam fitoren. Edhe kartoni i kuq për futbollistët e Fiorentinës ishte i duhur”, ka thënë Fischer.
Bikir Bjarnason dhe Mohamed Elneny ishin realizator të golave për Baselin, ndërsa në këtë ndeshje luajti edhe Taulant Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, transmeton Klan Kosova.