Ekipi ‘First’ nga Prishtina është fitues i garës ‘Euro Streetball Kosova 2017’, pasi kjo skuadër në finale arriti ta mposhtë ekipin ‘Narcos’ nga Mitrovica.
Pas Pejës e Mitrovicës, finalet u zhvilluan në Prishtinë, saktësisht në sheshin Zahir Pajaziti, ku nga 8 ekipe, katër ishin nga Kosova e katër tjera nga Maqedonia, Sllovakia, Shqipëria e Hungaria.
MVP i këtij edicioni u zgjodh Zgjim Gërxhaliu, i cili me ekipin fitues ‘First’ do ta përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare të streetball-it që do të zhvillohet në Pragë.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://youtu.be/5WjDhPtMn6Y
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.