Lajmet e fundit
Mesfushori brazilian është lënduar në përballjen e së mërkurës mbrëma në Capital One Cup.

Roberto Firmino është brenga e radhës e Brendan Rodgersit.
Mesfushori brazilian u dëmtua në përballjen e Liverpoolit me Carlisle United në kuadër të Capital One Cup.
Skanimet kanë treguar se ai nuk do të mund të luajë se paku në dy javët e ardhshme, duke humbur edhe përballjet e Brazilit me Kilin dhe Venezuelën në nivelin e kombëtareve.