Lajmet e fundit

Fiorentina është gati që ta bëjë një ofertë për mesfushorin e Manchester United-it, Fred, sipas raportimeve nga Calcio Mercato.
Klubi nga Firenca po pritet që ta bëjë një ofertë prej 30 milionë eurosh, që i bie se United do t’i humbte gati po aq para, pasi që e kishte blerë për 60 milionë euro vitin e kaluar.
Fred ende nuk ka luajtur në asnjë lojë për Djajtë e Kuq në sezonin 2019-2020, andaj një largim drejt Serie A duket të jetë i mundshëm.