Lajmet e fundit

Pas largimit të Stefan Savic te Atletico Madrid, Fiorentina është duke shikuar mundësitë për të forcuar vijën e mbrojtjes me mbrojtësin e Interit Davide Santon.
Që nga rikthimi te Nerazzuri në janar nga huazimi në Newcastel United, 24 vjeçarit mund t’i tregohet dera e largimit përsëri.
Sipas Tuttosport, lojtari është kandidat i pëlqyeshëm për mbrojtjen, së bashku me Davide Astori që preferohet për mbrojtjen e Violas.