Lajmet e fundit
Skuadra italiane ka bërë ofertë për transferim të reprezentuesit zviceran, që tani mbron ngjyrat e Olympiakos.

Fiorentina i ka ofruar Olympiakosit 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami.
Kasami është lojtar me tipare defensive, gjë për të cilën kanë për momentin nevojë italianët, ndaj transferimi i tij është shumë i rëndësishëm për ta. Kontrata e tij me skuadrën greke skadon në vitin 2018, gjë që mund ta lehtësojë kalimi.
Mesfushori, tek Olympiakos kaloi verën e shkuar nga skuadra angleze Fulham, duke regjistruar 36 paraqitje dhe shënuar pesë gola.