Ishte apo nuk ishte topi jashtë vijave kufizuese?
Kjo është çështja që nuk po i lë rehat drejtuesit e skuadrës së Fiorentinës, pasi po insistojnë që ndaj tyre u bë padrejtësi.
Qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, harkoi nga ana e djathtë, aksion pas të cilit "Nerazzurët" fituan goditje nga këndi, prej të cilës edhe u realizua goli i parë, që në fakt rezultoi autogol.
Megjithatë, "Viola" insiston se topi ishte jashtë vijave, kur Bastoni krosoi, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2503695" align="alignnone" width="1125"]

Momenti kontestues kur Bastoni harkon brenda (jashtë) vijës kufizuese[/caption]
Pavarësisht se goli u pranua, Fiorentina u rikthye në lojë në fundin e pjesës së parë, duke barazuar me Mandragoran përmes penalltisë.
Por kampioni aktual i Italisë e gjeti sërish avantazhin, me të filluar pjesa e dytë, me anë të Arnautoviq, që rezultoi edhe i fundit në fitoren e Interit 2-1.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.