Lajmet e fundit

Fiorentina ka përmbyllur pjesën e parë me rezultat 2:1 kundër kampionit të Evropës, Barcelonës.
Vetëm pas pesë minutave lojë ishte Bernardeschi ai që zhbllokoi rezultatin dhe i dha epërsinë Fiorentinës.
Ndërsa vetëm pas shtatë minutave po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë për Fioren duke i dhënë një siguri ekipit të tij.
Suarez doli në skenë për Barcën, ku ngushtoi rezultatin në minutën e 17 të takimit.
Katalonasit u munduan deri në fund të pjesës së parë që të barazojnë rezultatin, por që nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre.
Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë e takimit, transmeton Klan Kosova.