Lajmet e fundit

Qeveria e Finlandës po propozon që të ndalojë shumicën e qytetarëve rusë që të blejnë prona në vendin nordik, në një masë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, tha të hënën ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.
Marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë fqinje janë përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në vitin 2022, gjë që bëri që Helsinki t'i bashkohej aleancës ushtarake të NATO-s pas dekadash mosangazhimi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ndalimi i propozuar për blerjet e pasurive të paluajtshme do të përjashtonte shtetasit e dyfishtë dhe rusët me vendbanim të përhershëm në Finlandë ose vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe është subjekt i konsultimeve të ekspertëve përpara një votimi të mëvonshëm nga parlamenti, transmeton Klankosova.tv.