Finlanda do të fillojë me një plan, që t’i testojë efektet e të paguarit të qytetarëve finlandezë, për çdo muaj nga një shumë të caktuar parash, si të ardhura bazike.
Instituti i Sigurimeve Sociale në Finlandë i njohur ndryshe edhe si “Kela”, do të jetë përgjegjës për realizimin eksperimentit që pritet të fillojë në vitin 2017 dhe do të përfshijë 2000 qytetarë finlandezë të përzgjedhur nga rastësia. Ata do të përfitojnë sigurimet sociale duke filluar nga viti që vjen, thuhet në një komunikatë që Qeveria e Finlandës ka dhënë të mërkurën, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Niveli i të ardhurave bazike, do të kapë shumën prej 560 eurosh për çdo muaj, dhe nuk do të jetë kjo shumë totale pa taksë.
Një ide si kjo, ishte provuar të realizohej edhe në Zvicër, mirëpo ishte refuzuar në referendum në Qershor. Ide si kjo, kanë zgjuar edhe interesimin e qytetarëve në Kanada dhe në Holandë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.