Lajmet e fundit

Ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Romës, e cila po transmetohet në Klan Kosova, ka shkuar në vazhdime pasi brenda lojës së rregullt, dy skuadrat nuk arritën të shënonin më shumë se vetëm nga një herë secila.
Italianët ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën '35 nëpërmjet Paulo Dybalas.
E Sevilla u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në 1:1 në minutën '55.
Ishte Mancini i Romës ai të cilit iu regjistrua goli për Sevillën, duke shënuar autogol.
Nëse edhe brenda dy vazhdimeve me nga 15 minuta nuk ka fitues, atëherë fituesi do të shpallet pas penaltive. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber