02.06.2017 · përditësuar para 3321 dite1 min lexim
Kanë filluar ndeshjet finale në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA dhe të parën e ka fituar Golden State Warriors 113:91 kundrejt Cleveland Cavaliers, njofton Klan Kosova.
Kevin Durant kontribuoi me 38 pikë dhe Stephen Curry me 28 të tjera duke u krijuar komodit Luftëtarëve dhe qysh në çerekun e tretë të ndeshje u pa se kush do të ishte fituesi kur udhëhiqnin edhe me 21 pikë epërsi.
Në anën tjetër lojtari më i mirë në NBA, LeBron James, shënoi 28 pikë dhe realizoi tetë asistime e 15 kërcime, por që ishin pakë, kundrejt fuqisë së vendësve.
Luftëtarët e Shtetit të Artë vazhdojnë të jenë pa humbje në ndeshjet e Playoff-it, ndërsa për Kalorësit e Shkëmbinjve ishte humbja e dytë, pas asaj në finale të lindje kundër Keltëve të Bostonit të vjetër.
Ndeshja e dytë zhvillohet të hënën, përsëri në Oakland, më pas dy ndeshjet e ardhshme do të luhen në Cleveland.
https://www.youtube.com/watch?v=ZwqROXTWDEE
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.