Lajmet e fundit
Të përzgjedhurit e Diego Simeone do të mundohen ta fitojnë me patjetër këtë finale, edhe nëse sulmuesi veteran nuk është në formën më të mirë, nëse i jepet rasti të luajë

I vetmi trofe që Fernando Torres ka fituar me Atletico Madrid është ai i Divizionit të Dytë në edicionin 2001/02, por El Nino mund ta ngritë trofeun 15 kilogramësh të Ligës të Europës të mërkurën mbrëma.
Fitorja në finale ndaj Olympique Marseille nuk do ta ishte e rëndësishme vetëm për Torres, pasi edhe yje tjerë si Antonio Griezmann janë duke vuajtur mungesën e trofeve.
Asi francez ka fituar gvetëm Superkupën e Spanjës me Atletico Madrid më 2014, që është edhe titulli i fundi i marrë nga skuadra spanjolle.
Të përzgjedhurit e Diego Simeone do të mundohen ta fitojnë me patjetër këtë finale, edhe nëse sulmuesi veteran nuk është në formën më të mirë, nëse i jepet rasti të luajë.
Pa marrë parasysh nëse luan Torres, apo dikush tjetër, dëshira për të dalë të fituar nga Stade de Lyon duhet të jetë e madhe për të gjithë lojtarët.