Sonte duke filluar nga ora 20:45 zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në fubtoll mes Llapit dhe Dukagjinit.
Llapi dhe Dukagjini për herë të parë kërkojnë trofeun e parë në Kupën e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ish-selektori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në Ora Shtatë në Klan Kosova ka folur se kush sipas tij mund të fitojë këtë derbi.
“Llapi i takon Superligës dhe vërtetë ka bërë lojë të mirë dhe ka disa lojtarë të rinj që janë më të lëvizshëm dhe kanë intensitet më të lartë të lojës dhe është më favorit se Dukagjini. Mirëpo, prapë kthehem tek ajo se është një finale dhe është një letër për përfaqësim të Kosovës në gara evropiane”, tha Bunjaki.
Bunjaki mes tjerash foli edhe për ndryshimet që ndodhën në ligat e futbollit në Kosovë.
“Këtë vit kam pasur mundësi t’i përcjell ekipet nga afër ekipet dhe formati i ndryshimit të ligës mendoj që ka dhënë rezultat pozitiv pasi nëse tani kemi 10 ekipe në Superligë i bie që ekipet të takohen mes vete deri në katër herë dhe kjo ka ngritë nivelin e ligës”.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të ish-selektorit Bunjaki duke filluar nga minuta 10:00.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.