Finalja e "Us Open" në tenis në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz është pritur me shumë entuziazëm nga të gjithë fansat.
Kjo do të jetë finalja rekord e tretë me radhë në grand slam nga dy lojtarë të njejtë dhe përpos këtij rekordi, kjo finale ka thyer edhe rekorde të çmimeve të biletave.
Biletat nga më të ulëtat për të parë këtë finale shkojnë në çmimin 761$ derisa ato të rreshtit fillestar deri në 12 mijë euro. Kjo e arsyeton edhe shumën e çmimit të fituesit të këtij edicioni që do të arkëtojë rekord 5 milionë dollar, shuma më e lartë e dhënë ndonjëherë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.