Lajmet e fundit

Finalja e madhe e Superkupës së Evropës në futboll, në mes të Bayern Munchen dhe Sevillës, pritet të zhvillohet me tifozë.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i UEFA-s Aleksander Ceferin. Sipas tij, në duelin e 24 shtatorit pritet të lejohet deri në 30 për qind e kapacitetit të stadiumit për shikues.
“Futbolli po përjeton kohë të vështira pa tifozë, karakteri i lojës ka humbur”, tha ai.
“Shpresojmë që ndeshja e Superkupës së Evropës në Budapest të jetë fillimi i rikthimit të tifozëve në ndeshjet tona”.
“Ne jemi duke punuar ngushtë me federatën hungareze dhe Qeverinë e saj për të zbatuar masat për të siguruar shëndetin e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në këtë lojë”.