Lajmet e fundit

Mbi një miliard njerëz shikuan finalen e Kupës së Botës 2018. FIFA pret shifra të ngjashme shikimi edhe kur dy skuadrat finale përplasen në Katar 2022.
Edicioni i 22-të i kompeticionit ka pasur disa përmbysje deri më tani, me numrin dy të botës, Belgjikën dhe katër herë fituesen Gjermaninë, që u eliminuan në fazën e grupeve, ndërsa Maroku mundi Spanjën në 16-shen e fundit.
Finalja nuk është shumë larg tani, me ditët që kanë filluar të numërohen prapa.
Kur është finalja e Kupës së Botës 2022?
Finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën e 18 dhjetorit.
Koha e nisjes do të jetë në orën 16:00.
Finalja do të zhvillohet në stadiumin "Lusail Iconic", i cili ndodhet rreth 20 kilometra në veri të Dohas.
Stadiumi "Lusail Iconic" u hap zyrtarisht në nëntor dhe ka një kapacitet prej 89,000 ulësesh për finalen.
Cilat skuadra janë në finalen e Kupës së Botës 2022?
Emrat e dy skuadrave finaliste në Kupën e Botës do të mësohen pasi të zhvillohen gjysmëfinalet, më 13 dhe 14 dhjetor.
Siç qëndron, Argjentina, Holanda, Brazili dhe Kroacia janë në njërën anë të grupit, me Francën, Anglinë, Marokun dhe Portugalinë në anën tjetër.
Në finale do të ketë domosdoshmërisht një ekip nga secila anë e grupit, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.