E diela në kanalet sportive të Artmotion do të mbyllet me takimin e parë nga finalja e konferencës perëndimore.
Me fillim prej orës 21:30, LA Clippers - që mposhtën Utah Jazz në gjysmëfinale - do të takohen me Phoenix Suns që çështjen e finalistit e kishin përfunduar një javë më parë ndaj Denverit.
Kjo ndeshje transmetohet në kanalin Art Sport 1.
21:30 LA Clippers – Phoenix Suns ART SPORT 1
Erdhi momenti i finales së konferencës perëndimore. Dy skuadrat më të mira këtë vit, La Clippers dhe Phoenix Suns, do të përballen për epitetin e më të mirit në këtë breg.
Phoenix Suns e pati më të lehtë pasi mposhti në gjysmëfinale Denver Nuggets me seri prej 4-0, teksa LA Clippers u detyruan të sforcoheshin më shumë kundër Utah Jazz duke triumfuar pas gjashtë ndeshjesh me seri prej 4-2.
Gjatë sezonit të rregullt këto dy skuadra janë takuar tre herë, me Clippers që kanë triumfuar dy herë, ndërsa Phoenix Suns kanë fituar një herë.
LA Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Capela, Collins, Huerter, Bogdanovic, Young
Phoenix Suns, 5-shja e mundshme startuese:
Embiid, Harris, Korkmaz, Curry, Simmons
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.