Sonte zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Play-off-it në Superligën e Femrave, ku KBF Bashkimi pret në shtëpi KBF Peja 03.
Skuadra prizrenase vjen në këtë përballje me epërsi 2-1 në seri, pas fitores në ndeshjen e fundit, duke qenë tashmë vetëm dy hapa larg titullit të kampionit.
Në anën tjetër, Peja 03 synon të reagojë dhe të barazojë serinë për ta rikthyer garën plotësisht të hapur.
Ekipi që arrin katër fitore shpallet kampion i Kosovës.
Ndeshja që zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 në palestrën sportive “Sezai Surroi”, transmetohet direkt në Artmotion.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.