Lajmet e fundit

Egjipti fiton kundër nikoqirëve Kamerunit, në gjysmë-finalen e dytë të AFCON 2021 që po hyn në vikendin përfundimtar. Egjipti shkon në finale pas një ndeshje dramatike me shumë tensione dhe “të gjatë” pasi fituesi u shpall vetëm pas penalltive (ne 120 minuta, rezultati ngeli 0-0).
Egjipti është skuadra më e suksesshme në historinë e Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi ka fituar trofeun shtatë herë dhe atë herën e parë në vitin 1957 kurse për herë të fundit në vitin 2010. Gjithashtu, kombëtarja e “faraonëve” ka përfunduar dy herë si nën-kampion dhe në 3 raste ka zënë vendin e 3-të. vendin e tretë në tre raste.
Heroi i ndeshjes ishte portieri Gabaski i cili mbrojti dy penallti. Këtu përfundoj ëndrra e nikoqirëve Kamerunit, të cilët të përkrahur nga tifozët e flakët ishin shumë afër për të arritur finalen dhe konkurruar kështu për të fituar Kampionatin për herë të 6-të. Përndryshe Kameruni radhitet në vendin e dytë menjëherë pas Egjiptit në listën e kombëtareve më të mira afrikane të të gjitha kohërave pasi kanë fituar AFCON-in 5 herë, dy herë ishin të 2-tit dhe një herë u radhitën në vendin e 3-të.
Egjipti në finale takohet me Senegalin që më herët kishte fituar në gjysmëfinalen e parë ndaj Burkina Faso me rezultat 3-1. Senegali asnjëherë nuk ka fituar Kampionatin Afrikan të Kombeve. Ndeshja zhvillohet në stadiumin Olembe në kryeqytetin kamerunas Yaounde me fillim nga ora 20.00 (sipas orës sonë evropiane/CET).
Fakti që lojtarët kryesor të të dyja kombëtareve, Sadio Mane i Senegalit dhe kapiteni i Egjiptit Mo Salah janë pjesë e të njëjtit ekip të Premierë Ligës Angleze, Liverpool FC, ka gëzuar klubin që së bashku me menaxherin Jurgen Klopp me anë të deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale u shprehen të gëzuar dhe krenar për suksesin e dy lojtarëve kryesor të klubit që do të përballen të dielën nga ora 20.00 njëri kundër tjetrit. Tashmë është botërisht i njohur rivaliteti që ekziston ndërmjet këtyre dy lojtarëve që megjithatë së bashku, duke i asistuar njëri tjetrit, janë më meritorët për faktin se edhe këtë vit Liverpool FC mbetet ende në garë për të ndalur Manchester City`n që të fitoi përsëri në Premierë Ligën Angleze.