Sot dhe nesër zhvillohet Final 4 i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve, ku katër skuadrat më të mira do të luftojnë për trofeun.
Nga Grupi A janë kualifikuar Besëlidhja dhe Vëllaznimi, ndërsa nga Grupi B biletën për në fazën finale e kanë siguruar Peja dhe Golden Eagle Ylli.
Gjysmëfinalja e parë sjell një duel mes dy skuadrave kosovare, ku Peja përballet me Vëllaznimin. Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë, Besëlidhja do të sfidojë Golden Eagle Yllin, në një përballje që pritet të jetë mjaft interesante.
Të enjten do të zhvillohen ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe, ku do të përcaktohet kampioni i këtij edicioni.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në Pallatin e Sporteve “Feti Borova” në Tiranë dhe transmetohen direkt në Artmotion.
Orari i ndeshjeve:
25 mars
16:00 Peja vs Vëllaznimi
19:00 Besëlidhja vs Golden Eagle Ylli
26 mars 15:00 - ndeshja për vendin e tretë, 18:00 - finalja

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.