Një fytyrë e re apo një filtër i ri në aplikacionin Snapchat, ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve, të cilët e kanë përshkruar këtë filtër të ri, si racist pasi që paraqet një karikaturë të aziatikëve lindorë.
Një “fytyrë e verdhë”, ka nxitur zemërim të përdoruesit të cilët kanë kërkuar që Snapchat ta heqë nga aplikacioni për shkak se është konsideruar fyerje.
Ndërsa, Snapchat menjëherë e ka larguar këtë filtër dhe ka thënë se më nuk do ta kthejë në qarkullim/
Përveç këtij filtri, edhe më herët Snapchat është kritikuar për një tjetër filtër, duke u cilësuar po ashtu raciste. Atë të këngëtarit të famshëm “Bob Marley”, me dreadlocks dhe një kapele.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.