Filma të shkurtër nga Kosova, Franca, SHBA dhe Zvicra ishin ndër fituesit në Palm Spring International ShortFest.
Festivali i ka dhënë çmimin “Best of Festival”- (Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër) Daniel Mulloly për “Home” nga Kosova, si dhe çmimin e “Grand Jury” - (çmimin e jurisë) Vincent Maury’s për “Minh Tam”, nga Franca, transmeton Klan Kosova.
Skenari i filmit shqiptaro-britanik “Home” është bërë nga Daniel Mulloy i cili ka për temë “udhëtimin” e një familje britaneze.
Inspirimi për këtë film ka lindur gjatë edicionit të fundit të Festivalit “DokuFest” ku është trajtuar tema e migrimit.
Gati 20 filmat e shkurtër në Palm Spring nga 327 të tjerë, të cilët u shfaqën në ekran, kanë fituar çmime.
Fituesi i çmimit “Best of Festival” i cili në këtë rast është “Home” merr pesë mijë dollarë dhe mund të jetë i ligjshëm për të paraqitur filmin e tij në Akademinë e Arteve filmike dhe shkencave për shqyrtim në Oscar.
Çmimi “Grand Jury” merr dy mijë dollarë.
Juria ishte e përbërë prej, David Ansen, Jeremy Boxer, Zorianna Kit, Molly Parker, Rachel Samuels dhe Alison Uillmor.
Çmimi për dokumentarin më të mirë shkoi për “Clinica de Migrantes: life, liberty and the pursuit of happines”, US, nga Maxim Pozdorovkin.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.