Lajmet e fundit

E ftuar në emisonin NIN në Klan Kosova ishte aktorja dhe regjisorja nga Serbia, Mirjana Karanoviq, drejtpërdrejt nga kryeqyteti në kuadër të Prifest 2016.
Filmi “Dobra Zena” ishte premierë i cili u prezantua në Prifest 2016.
Për Mirjanën kjo ishte hera e parë si regjisore në një film.
“Kam menduar se do të jetë shumë e vështirë, por kur kemi filluar xhirimet kam pasur bashkëpuntorë shumë të mirë”.
“Në atë moment e kuptova se kisha disa dilema për disa detaje të vogla por isha shumë mirë e përgatitur”.
“Është mirë kur ju arrini të bëni gjëra që nuk e kishit menduar se mund t’i bëni”.
Ajo shprehet se ndjehet mjaft e lumtur për këtë arritje të saj.
“Unë kam bërë disa hulumtime për filmin dhe kam qenë e fokusuar në çështjen e moralit të kësaj gruaje ( protagonistes së filmit)”.