Lajmet e fundit

Mevlan Shanaj, u befasua me pritjen e filmit të tij në Prishtinë.
Ndjekja e filmi “Rrugët 2” nga shumë artdashës bëri që ai të flet fjalë të mira për kosovaret, një ditë pas shfaqjes së filmit, njofton Klan Kosova.
Si pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të Prifilm Festit regjisori shqiptar tregoi se filmi “Rrugët 2” veç të tjerash flet edhe për luftën e Kosovës.
E në PriForum të dielën u prezantuan 9 projekte të filmave nga rajoni.
Në këtë ditë u organizua edhe “Prishtina Rendesvouz” ku u bënë takime një-me-një të 10 kompanive evropiane të shitjes dhe distribucionit me prodhuesit e filmave nga rajoni.
Në mbrëmjen e së dielës në program janë një mori filmash nga rajoni e bota ndër të cilët edhe filmi “The high sun” , i dominuar në festivalin e filmit në kanë.
Kronikë nga Klan Kosova.