Lajmet e fundit

Karriera e tij e gjatë e pianistit Byron Janis, ka pasur triumfe e sfida të panjohura për shumicën prej nesh. Ai ka tejkaluar lëndime dhe sëmundje për të pasur një karriererë në piano, ka performuar në Unionin Sovjetik gjatë kohës së Rusia kishte qëndrime të ashpra anti-amerikane.
Në janar, revista Variety pati raportuar se produksioni i madh filmik Paramount Picture po e merr në konsideratë prodhimin e një filmi biografik për Janis me regji të Martin Scorsese’s, i bazuar në autobiografinë e pianistit “Chopin and Beyond: My extraordinary life in music and paranormal”.
Janis tani është 88 vjeçar dhe jeton në Amerikë, dhe i kontaktuar nga Huffington post për filmin, ai nuk ka pasur shumë fjalë për të hënë, por është shprehur optimist, transmeton Klan Kosova.
Scorsese po ashtu po punon në filmat biografikë për megayjet Frank Sinatra dhe Mike Tyson. Ndërsa filmi për Janis do të jetë i ngjashëm me filmin e tij të mëparshëm “The Aviator”.
Janis mund të mos jetë aq i njohur e emër familjar për publikun sa është Frank Sinatra, por jeta e tij ka mjaft material për filmat që di t’i bëjë vetëm Scorsese.